Ora News - Dosja Habilaj, ekstradohet drejt Italisë Nezar Seiti

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekstradohet në Itali Nezar Seiti, 41-vjeçari i akuzuar si financier i grupit kriminal të vëllezërve Habilaj në Vlorë.

Ministria e Drejtësisë ka dhënë aprovimin për procedurën e transferimit të shtetasit pas vendimit të gjykatës shqiptare. Rreth orës 11:40 të së enjtes, në aeroportin e Rinasit, Interpoli ka kryer procedurën e ekstradimit me autoritetet italiane.

41 vjeçari Nezar Seiti, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catania-s, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale që ka si qëllim trafikimin e narkotikëve.

Ai u është dorëzuar autoriteteve italiane dhe pritet që të dalë para gjykatës së Katanias ku bashkë me 7 persona të tjerë akuzohet se ka qenë pjesë e grupit që ka trafikuar sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në Itali.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dosja-habilaj-ekstradohet-drejt-italise-nazer-seiti