Report TV - Dosja "Habilaj", Arjan Hoxha:Oficerët Çela e Kohila ikën drejt Greqisë

2018-05-09 1

Arjan Hoxha, ish-funksionar i Policisë së Shtetit, i ftuar në studion e Report Tv, komentoi arratisjen e tre ish-drejtuesve të lartë të policisë së Vlorës, të akuzuar si të implikuar në trafikun e drogës me Habilajt.

Hoxha tha se ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ish-shefi i krimeve në këtë drejtori, Gjergji Kohila, janë larguar nga pika kufitare e Qafë Botës në Sarandë, në drejtim të Greqisë. Sipas tij, të dy ish-zyrtarët e policisë kanë shmangur regjistrimin në sistemin TIMS. "Jo të tre bashkë, por dy prej tyre, sipas informacioneve që unë kam, u larguan para 10 ditësh nga Shqipëria. Ata kanë udhëtuar me një automjet dhe janë larguar nga Shqipëria përmes pikës së Qafës Botës. Aty kanë shmangur regjistrimin në sistemin TIMS, te pala jonë, por janë regjistruar te pala greke. Dhe kjo gjë mund të verifikohet", tha ai.

Free Traffic Exchange