Rama batuta me peshkatarin demokrat: Dy gishtat të kishin ngelur se vetë ishe zhytur në ujë

2018-05-10 0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Portin e peshkimit në Durrës - me peshkatarë nga Shkodra, Saranda, Lezha, Vlora. Rama u ka premtuar peshkatarëve se se Porti i Durrësit do kthehet nga një hapësirë kaotike jahtesh e varkash lloj-lloj, në një port të mirëfilltë për peshkatarët.

Mes peshkatarëve Rama gjeti edhe një demokrat, me të cilin bëri batuta. "Hë mban mend si te kam gjet apo jo? Dy gishtat të kishin ngel, se ishe zhyt komplet, tani dole nga uji, tani puna është të thahesh edhe?", iu drejtua Rama peshkatarit, ndërsa ky i fundit iu përgjigj: "Ma more bastin".

Free Traffic Exchange