Gjatë vizitës së tij në Berat, kryeministri Edi Rama vizitoi edhe kantinën e " />
Gjatë vizitës së tij në Berat, kryeministri Edi Rama vizitoi edhe kantinën e "/>

TV Ora - "Sa bukur", Rama mahnitet nga kantina e verës, batuta me pronarin demokrat

2019-03-17 22

#tvora

Gjatë vizitës së tij në Berat, kryeministri Edi Rama vizitoi edhe kantinën e verës "Nurellari" në fshatin Fushë Peshtan, e mirënjohur tashmë edhe në Zvicër e Francë.

Ajo është kthyer në një bujtinë nga më tërheqëset të zonës.

Ka qenë mbështetja e qeverisë përmes fondeve të AZHBR-së, që ka nxitur investitorin, ndër më të spikaturit dhe mjaft të suksesshëm në prodhimin e verës Made in Albania që të zgjerohet edhe me ambiente mikpritëse, të cilat i japin një atraksion plus edhe vetë qytetit turistik të Beratit.

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër transformimin e kantinës me një stil unik për vizitorët.

Rama: Pa ndihmën e shtetit, megjithëse je demokrat, ti nuk e arrijë dot këtë nivel, shikoje sa bukur e ke bërë. Ky është simboli i bashkëpunimit mes një socialisti dhe një demokrati, ku të dy kanë qëllim zhvillimin dhe punën.

?Kantina është bërë multifunksionale. Shërben edhe si hoteleri për katin e dytë, por edhe si banak për të ekspozuar produktet. Holli i arreduar me stil artizanal. Janë 6 dhoma, afërsisht shkojnë 20 shtretër. Çdo dhomë ka arredim të veçantë. Mënyra e arredimit edhe të kantinës funksionale është që ne të kemi edhe akomodim edhe degustim,? tregon zoti Nurellari.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sa-bukur-rama-mahnitet-nga-kantina-e-veres-batuta-me-pronarin-demokrat
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange