Report TV - Tiranë, i riu qëllon me armë vajzën dhe më pas veten

2018-05-10 0

Tiranë- Pasditen e sotme rreth orë 15:10 një i ri ka qëlluar disa herë me pistoletë një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten e tij në zonën përballë spitalit "Nënë Tereza".

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra.

Nga informacionet e para bëhet me dije se dy të rinjtë kanë qenë në një lidhje me njëri tjetrin dhe shkak për plagosjen kanë qenë konfliktet ndërmjet tyre.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, dhe kanë sekuestruar armën e krimit, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Free Traffic Exchange