Tiranë, i riu qëllon me armë në lokal, "i bën gropën" 3 pronarëve

2015-09-08 5

TIRANË - Një person u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali në kryeqytet, ndërsa 7 persona të tjerë u arrestuan për moskallëzim të krimit. Kjo ngjarje i ka kushtuar pranga edhe tre pronarëve të lokalit në rrugën ?Xhanfize Keko?, pasi rezultoi se ky biznes nuk ishte i pajisur me kasë fiskale dhe kishte punonjës të pasiguruar.

Efektivët e komisariatit numër 4 arrestuan mëngjesin e 7 shtatorit 29-vjeçarin Klodian Kulla banues në Tiranë i akuzuar se ka qëlluar me armë pa leje në lokalin ?Bora-Bora?. Ndaj tij rëndon edhe akuza e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, për shkak se në lokal kanë qenë edhe klientë të tjerë.

Për moskallëzim të krimit u arrestuan:

-D. Qordja, 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-B.Qordja, 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-F. Qordja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Y. Qordja, 38 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-S. Brahja, 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Shaban Piku, 21 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
-J. Duka, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Ndërkohë, nga kontrolli që u ushtrua në këtë biznes së bashku me hetimin tatimor, u konstatua se lokali nuk ishte i pajisur me kasë fiskale dhe kishte punonjes të pa siguruar. Për këtë, policia arrestoi:

- B. Islamaj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
- L. Ismailaj, vjec 32
- D. Ismailaj vjec 25

Ata akuzohen për ?Fshehje e të ardhurave? dhe ?Punësim i pa ligjshëm?.

Free Traffic Exchange