Ora News - Duma tregon nëse do ketë shkulje pllakash në 27 janar: Pjesmarrja deçizive

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Grida Duma, parashikon në protestë të qetë në 27 janar dhe nuk beson se do të hiqen pllakat e bulevardit.

Duma: Unë mendoj që jo. Çështja në fund të ditë është të thërrasim me vërtetësi të gjithë qytetarët pavarësisht nëse janë përfaqësues, militantë, anëtarë të PD apo jo. Pa i hequr asnjë presje faktit se janë përfaqësuesit e PD dhe anëtarët e saj që do mbajnë gjithë peshën.

Në studion e lajmeve të Ora News, ajo tha se punohet fort për angazhimin e qytetarëve në protestë, duke theksuar se pjesmarrja është kyçe në këtë aksion.

Duma: Po punohet me angazhim serioz për të angazhuar qytetarët në një pjesmarrje masive, treguesi i parë që do të jetë deciziv. Kjo nuk duhet të na çojë në relativizimin e numrave. Numrat nuk janë vetëm sasi por edhe cilësi. Pjesmarrja e numrave tregon se ka frymë. Nëse ne do arrijmë dhe do ta arrijmë, kjo është pjesë e kauzës dhe frymës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/duma-tregon-nese-do-kete-shkulje-pllakash-ne-27-janar-pjesmarrja-decizive