Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ftoi ng" /> Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ftoi ng"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ftoi nga foltorja e Kuvendit deputetët e opozitës të lexojnë si duhet vendimin për negociatat.
Sipas Bushatit, caktimi i qershorit të 2019 për nisjen e bisedimeve Shqipëri-BE, është e lidhur më shumë me problemet që ka vetë Eurozona.
Ministri tha se asnjë vend tjetër nuk ka ndërmarrë një reformë në sistemin e drejtësisë si Shqipëria , teksa tha se edhe policia ka bërë punën e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.
Duke bërë krahasimin me Maqedoninë, Bushati tha se i vetmi dallim është se partia opozitare atje VMRO-DPMNE nuk rend kafeneve të Bundestagut.
Ditmir Bushati: Më gjeni një vend të dytë në rajon ose në Europën e bashkuar ku të ketë një reformë të tillë në sistemin e drejtësisë me bashkëpronësi të vendeve kyçe të BE dhe ShBA që ju i quani Guvernantët tanë. Nëse këta janë, më mirë të kesh këta sesa Padrinon.
Së dyti, më gjeni një polici tjetër që ka këtë bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet e trafikut dhe lëndëve narkotike dhe hajde pastaj bëjmë diskutimin.
E fundit, Europa nuk është në ditët e saj më të mira, kriza e refugjatëve. Edhe për këtë frytë një tullumbace kaq të madhe sa thjesht treguat se çfarë përfaqësoni. Nuk jeni as në nivelin e votuesve tuaj, merreni me thashetheme nga mëngjesi deri në darkë dhe kërkoni kauza politike.Europa ka halle shumë më të mëdha, debati për Eurozonën, debati për divorcin e Mbretërisë së Bashkuar, aleancat fluide që janë ndërtuar brenda vetë familjeve politike.
Zgjedhjet në Parlamentin Europian që ishin thembgra e Akilit për Francën dhe Holandën. Le ta themi troç. Po të ishte ndryshe dhe po të kishte lidhje me ndonjë datë tjetër, Maqedonia do të duhet ta kishte në lidhje me referendumin shumë të vështirë që do të duhet të kalojë. Këto janë leximet. Komisioneri për Zgjerimin tha dje se do të fillojë mënjehërë punën me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
I vetmi dallim është atje që nuk e kam parë VMRO-në të shkojë kafeneve të Bundestagut. Më thirrnin miq nga Bundestagu dhe më thoshin: Hajdeni merreni këtë burrin këtu se la nam! Kafeneve të Bundestagut! Ky është i vetmi dallim.
Nëse duam të bëjmë një diferencë në këtë proces, është të përcaktojmë një plan pune për ato reforma të cilat nuk kanë të bëjnë as me ne, as me ju, as me Europën në fakt por me të ardhmen e fëmijëve tanë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hajdeni-merreni-kete-burrin-se-la-nam-bushati-tregon-ndryshimin-me-maqedonine-negociatat