Report TV - Specialistja e vaksinave për Report Tv/Ja si të mbroni fëmijët nga fruthi

2018-05-10 3

Sëmundja e fruthit është përhapur këtë sezon edhe në vendin tonë, duke shënuar disa raste, ndonëse prej vitesh nuk ishte dëgjuar të prekte qytetarët. Në Tiranë janë konfirmuar 20 raste të prekur me këtë sëmundje, 14 prej të cilëve janë fëmijë. Shkaku kryesor i rikthimit dhe shfaqjes së Fruthit në shoqërinë tonë është mungesa e vaksinimit.

Këtë e deklaroi sot edhe specialistja për vaksinimin, Iria Preza, e cila në një intervistë për Report Tv bëri thirrje për vaksinim e menjëhershëm të të gjithë atyre personave që nuk janë vaksinuar deri më tani. Specialistja theksoi se kjo është një sëmundje shumë ngjitëse dhe një person i prekur është në gjendje të infektojë 12 persona të tjerë, të cilët nuk janë vaksinuar.

Free Traffic Exchange