Report TV - Basha: Rama propozoi ligjin që do të mbrojë peshqit e mëdhenj

2018-05-10 0

TIRANE-Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshtojnë projektvendimin e Partisë Socialiste që kërkon të ndryshojë rregulloren e Kuvendit që ka për qëllim bllokimin e arrestimit të deputetëve. PS kërkon ndryshime në rregulloren e Kuvendit, ku për herë të parë specifikohet se prokuroria duhet të sjellë prova në këshillin e mandateve kur kërkon autorizim për arrestimin e një deputeti.

Basha akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka propozuar një ligj të posaçëm për të mbrojtur ?peshqit e mëdhenj? nga arrestimi. Në një dalje për media, kreu i PD deklaroi se partia që ai drejton do ta kundërshtojë këtë akt të Ramës, që sipas tij, synon që asnjë ministër apo deputet i korruptuar dhe i lidhur në krim të mos dalë para drejtësisë.

?Rama ka propozuar një ligj të posaçëm për të mbrojtur peshqit e mëdhenj. Të gjithë ata që prisnin arrestimin e peshqve të mëdhenj tani duhet të kënaqen me cironka. Kjo do ta kthejë SPAK dhe Byronë e Hetimit në organizatë qeveritare, sepse pushteti do të jetë i mazhorancës për të kapur të mëdhenjtë. Të gjithë shqiptarët që presin rezultate nga reforma në drejtësi e panë si Rama e shndërroi Kuvendin në gjykatë dhe nuk lejoi që Tahiri të japë llogari për akuzat. Rama po zhbën shtyllën kryesore të reformës në drejtësi për të vënë para përgjegjësisë edhe politikanët.