Report TV - Basha: Rama propozoi ligjin që do të mbrojë peshqit e mëdhenj

2018-05-10 0

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër një ditë pas vendimit të Partisë Socialiste për të shtrënguar rregullat mbi arrestimin e deputetëve. Basha akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka propozuar një ligj të posaçëm për të mbrojtur ?peshqit e mëdhenj? nga arrestimi.

Në një dalje për media, kreu i PD deklaroi se partia që ai drejton do ta kundërshtojë fuqishëm këtë akt të Ramës, që sipas tij, synon që asnjë ministër apo deputet i korruptuar dhe i lidhur në krim të mos dalë para drejtësisë.