Ora News - Rama: Mos më ngatërroni me zgjedhjet në FSHF

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka bërë një kërkesë që mos e ngatërrojnë në zgjedhjet për President të FSHF. Deklarata e tij u bë gjatë përurimit të zyrave të reja të Federatës Shqiptare të Futbollit.

"Erdha këtu sot edhe duke pasur parasysh rrezikun që të akuzohem se po futëm në mes të një procesi zgjedhor që po zhvillpohet në Federatën Shqipare të Futbollit. Deri dje isha i akuzuar se po dua të marr federatën sot po akuzohem se po dua të mbaj federatën", tha Kryeministri Rama.

Kreu i ekzekutivit tha gjithashtu se në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë gati "Arena Kombëtare"

"Unë jam besimplotë se pas 18 muajsh do jemi të çliruar nga një barë dhe borxh ndaj ekipit kombëar i cili ka bërë shumë për këtë vend dhe ka merituar dhe meriton të ketë shtëpinë e vet qoftë për tu stërvitur qoftë për të luajtur. kështu që me këtë mjedis këtu, me Arenën Kombëtare që sipas të gjitha gjasave do të jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm për të pritur ekipin kombëtar, mendoj se ndjenja e çlirimit nga borxhi i madh i shumë viteve është legjitime. Dhe mos më ngatërroni mua me zgjedhjet në FSHF", tha Rama.

Ndërsa Presidenti i FSHF në fjalën e tij, falenderoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për mbështetjen që i ka dhënë këtij projekti. Ai vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë duke uruar që edhe përurimin e stadiumit në Tiranë të bëjnë bashkë.

"Ky është një investim i FSHF një bashkëpunim me qeverinë dhe kryeministrin Rama që e ka mbështetur fort këtë projekt. E gjithë toka është vënë në dispozicion të këtij projekti falas nga qeveria shqiptare. Është vazhdimi i projekteve dhe bashkëpunimeve të suksesshme që kanë pasur vitet e fundit FSHF me qeverinë shqiptare. Ju jeni dëshmitarë i investimeve të përbashkëta të bëra të cilat i kanë ndryshuar faqen futbollit shqiptar, "Elbasan Arena", "Loro Boriçi" në Shkodër dhe gjithaashtu jemi në përfundim të një stadiumi kombëtar në Tiranë. Një stadium modern dhe jam i bindur që do të jetë më i miri në rajon që do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar dhe tifozët e saj dhe do ti shërbejë zhvillimit të futbollit. Të gjithë bashkë ne besoj se mund të bëjmë akoma më shumë për futbollin shqiptar, të jampin më shumë suksese, të kemi më shumë rezultate pozitive, të kemi sa më shumë fëmijë që luajnë futboll. Dhe uroj që pas 18 muajsh të jemi bashkë për të inauguruar përfundimin apo fillimin e këtij kompleksi për futbollin shqiptar".

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/rama-mos-me-ngaterroni-mua-me-zgjedhjet-ne-fshf