#rtvora
Dhe sikur të mos mjaftonte nisma për shkarkimin si dhe injorimi për ftesën për dialog, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të thotë hapur dhe për mediat e huaja atë që ai mendon për Presidentin e Republikës.
Në një intervistë për gazetën italiane "La Stampa" kreu i qeverisë është shprehur se me dekretin për anulimin e 30 qershorit Ilir Meta firmosi vetëvrasjen e tij politike.
Rama: "Kemi një traditë të brishtë për institucionet pas 50 viteve diktaturë, që na kishte transformuar në Korenë e Veriut të Europës. Duke mos i shtyrë zgjedhjet mbrojta demokracinë. SHBA dhe BE e kuptuan?.
Kryeministri ka treguar arsyen se përse nuk ra dakord për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, duke argumentuar se gjithcka u bë për të mbrojtur demokracinë duke harruar se në listën e kanidadëve në shumicën e bashkive kishte vetëm një kandidat.
Rama: ?Shqiptarët që shkuan të votojnë shpëtuan vendin. Ishte në rrezik shteti i së drejtës. Nuk ishin zgjedhje vetëm për kryetarët e bashkive, kishte një rrezik shumë të prekshëm për përleshje. Nuk pati të tilla, sepse nuk ishte populli që i donte ato?.
Një falenderim dhe vlerësim për shpëtimtarët e vendit, Edi Rama nuk e kurseu për ata që zgjidhën të shkonin në kutitë e votimit.
Rama: ?Po zhvillohet një procedurë ?impeachment? për Illir Metën, do të shkarkohet nga Parlamenti për shkelje të rëndë antikushtetuese. Duke mbështetur bojkotimin e zgjedhjeve, dekretoi vetëvrasjen e tij politike duke shoqëruar drejt harakirit të gjithë opozitën?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-la-stampa-duke-mos-i-shtyre-zgjedhjet-mbrojta-demokracine
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz