Ora News - Ushqimi në shkolla nga shkurti, fëmijët do ushqehen me produkte organike

2018-05-10 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në muajin shkurt, në 20 shkollat e vendi nis zbatimi i projektit "Të bëjmë detyrat e shtëpisë", ushqim dhe qëndrim të fëmijëve në institucionet arsimore deri në orën 17.00. Ndërsa ministria e Arsimit, Bujqësisë dhe e Shëndetësisë po ndajnë propozimet e tyre me bashkitë mbi detajet e këtij projekti, Bashkia e Tiranës kërkoi diskutime dhe miratimin e prindërve për menynë e përzgjedhur.

Menyja është hartua me rekomandimin e dietologeve dhe ekspertëve të ministrisë së shëndetësisë. Ajo përmban supë me perime, pulë me pilafë karota dhe bizele, byrek, pure me karrot dhe patate, sallata dhe fruta. Këshilltarja e Ministrit të bujqësisë, Fotini Dhimitri thotë ushqimi në shkolla është një mënyrë për të edukuar ushqyerjen e shëndetshme me produkte organike.

Dhimitri: Në mesin e shkurtit ose në fund të shkurtit do të kemi shkollat e para ku do të jetë implementuar ky projekt. Është menduar të jetë një kantinë e lëvizshme sipas kushtetueve të çdo shkolle.

Por kush do t'i kontroll produktet?

Dhimitri: Do të monitorohen nga ne, Ministria e Bujqësisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëse këto produkte janë vërtetë bio nëse ju përmbahen kushteve që do të vendosen që tani.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ushqimi-ne-shkolla-nga-shkurti-femijet-do-ushqehen-me-produkte-organike