Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama e ka zhvendosur në Lezhë mbledhjen e qeverisë të zhvilluar për herë të parë për vitin 2018-të.Pas takimit kryeministri edhe njëherë theksoi se do të vazhdojë reformimin e administratës dhe kjo sipas Ramës do të shoqërohet dhe me përmirësimin e shërbimeve publike.
Rama: "Vendosmëria ime për t'i shkuar deri në fund procesit të çuarjes së tepsisë për skrap është më e madhe, seç ishte kur jam zotuar për këtë dhe do të jetë çdo ditë e madhe, pasi vështirësia në këtë proces nuk është se do të jetë më e vogël, por është çdo ditë e më e madhe. Çdo ministri po heq dokumente, po heq kërkesa për autorizime e për licenca."
Mbledhja e qeverisë në Lezhë shënoi dhe aktivitetin e parë të Vitit të Skënderbeut. Me vizitën në memorialin e heroit kombëtar Rama u shpreh se ai nuk është në gjendjen që duhet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-nga-lezha-bejme-reforma-i-japim-fund-tepsise