Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është njeriu më pranë amerikanëve dhe gjermanëve. Duke folur për shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, Ngjela thotë se shkarkimi i tij është bërë nga Xhafaj pavarësisht refuzimit nga ana e Ramës.
Pjesë nga deklaratat:
Llabani: E dini kur Haki Çako ka dalë për herë të parë në ekran? Për çështjen Xibraka. Haki Çako nuk ishte rastësisht në atë pozicion. Është i vonuar. Jam dakord me shkarkimin e tij. Nuk mund të them që rasti IMSI (pajisja përgjuese) i Haki Çakos nuk ka lidhje me Saimir Tahirin. Janë një dosje e përbashkët. Ka qenë një dyshe perfekte në funksionim. Në vitin 2016, asnjë strukturë policore rajonale nuk ka funksionuar. Pra kanë qenë nul. Në dy tre raste që është bashkëpunuar me policinë nga prokuroria ka ndodhur me disa persona brenda radhëve brenda policisë në presion të madh.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/llabani-cako-tahiri-nje-dyshe-perfekte-ne-funksionim