Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu kundërpërgjigj deklaratave të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke theksuar se sot tregoi fytyrën e vërtetë duke mbrojtur një gjyqtar, i cili është shkarkuar nga detyra sepse ka liruar vrasës dhe përdhunues.
Në konferencën për shtyp, ministri u shpreh se gjyqtari Arjan Aliaj është rikthyer për t?i shërbyer pushtetit politik.
Tahiri: Dua të përshëndes deklaratën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sipas meje një nga deklaratat më të sinqerta në mbrojtje të gjyqtarit Arjan Aliaj. Unë nuk besoj se do të kishte pasur mundësi që KLD të demaskohej kaq hapur në mbrojtjen e një gjyqtari që ka dhënë vendime për të liruar vrasës, për të liruar përdhunues dhe që është larguar nga detyra për shkak të këtyre vendimeve dhe që është rikthyer për t?i shërbyer pushtetit politik.
KLD i dha edhe një herë mundësi shqiptarëve për t?u treguar fytyrën e vërtetë të drejtësisë që nuk duam dhe drejtësisë që duam të shkundim nga themelet për të garantuar se drejtësia duhet të funksionojë jo sipas pushtetit politik, as sipas pasurisë, as sipas konjukturës dhe as sipas korporatës, por vetëm sipas ligjit dhe të drejtës.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-pershendes-deklaraten-e-sinqerte-te-kld-se/