Report TV - Kush janë "peshqit e mëdhenj"? Meta: S'kam asnjë dijeni

2018-05-10 0

I pyetur nëse ka dijeni për "peshqit e mëdhenj" që do arrestohen në janar, sipas paralajmërimeve të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, presidenti Ilir Meta në "5 pyetje nga Babaramo" u shpreh se të gjithë presin funksionimin e ligjit dhe drejtësisë.

Meta u përgjigj përmes batutës se nuk i përket shenjës së ujorit që t'i dijë "peshqit e mëdhenj". "Nuk kam asnjë dijeni. Të gjithë presin që ky sistem të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe profesionale. Për më tepër që nuk jam shenja e ujorit".