http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kanë rifilluar negociatat për krijimin e një koalicioni të ri mes unionit konservator dhe socialdemokratëve në Gjermani.
Pas dështimit të bisedimeve për koalicionin e njohur si Xhamajka mes konservatorëve, të gjelbërve dhe liberalëve, Angela Merkel nis një raund të ri takimesh në përpjekje për t?i dhënë fund ngërçit që ka paralizuar jetën politike të vendit.
Shumë ekspertë i shohin bisedimet 5 ditore si shansin e fundit të Merkelit për krijimin e një koalicioni të qëndrueshëm.
SPD-ja e qendrës së majtë ka bashkëqeverisur me partinë e qendrës se djathte të kancelares për 8 vjet, por rezultati tejet i dobët ne zgjedhjet e shtatorit e detyroi liderin e saj Martin Schulz të zotohet se do ta lërë në opozitë forcën politike që drejton.
Në deklaratën e dhënë për gazetarët përpara takimit, Schulz u shpreh se nuk do të vendosë vija të kuqe dhe se kohët e reja kërkojnë politika të reja, duke lënë kështu të kuptohet se terreni për kompromis nuk mungon.
Deri të premten e javës së ardhshme, partitë kryesore si ajo kristiandemokrate CDU dhe kristiansociale, CSU si dhe partia socialdemokrate, SPD do te vendosin nëse krerët e partisë do t?u rekomandojnë organizmave të partisë futjen në bisedimet e koalicionit.
Lidershipi socialdemokrat ka nevojë edhe për miratimin e bazës së partisë për të filluar bisedimet për koalicion me konservatorët. Votimi do të bëhet më 21 janar në Bonn.