Nisin negociatat për "MSA"-në e Kosovës - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 1

Liderët europiane i hapen dritën jeshile edhe ne mënyrë formale, nisjes se negociatave me Kosovën për marrëveshjen e stabilizim asociimit. Vendimi u lajmërua nga presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompui, gjate konferencës përmbyllëse te samitit dy ditor te Brukselit. Van Rompui njoftoi edhe hapjen e negociatave per anëtarësimin e Serbisë ne Bashkimin Europian. Megjithatë, dialogu mes Brukselit dhe Beogradit, nuk pritet te nise para janarit te vitit te ardhshëm. Deri atëherë pala serbe duhet te provoje se po e zbaton edhe ne terren marrëveshjen e 19 prillit, qe nënshkroi me Kosovën. Kreu i Këshillit Europian theksoi pas samitit se ky është nje moment historik per Ballkanin dhe te gjithë Europen. Van Rompui tha gjithashtu se javën e ardhshme do te vizitoje Beogradin e Prishtinën, per te provuar rendësine e procesit te integrimit per këta dy vende. Edhe presidenti i Komisionit Europian, Zhoze Manuel Barroso e cilësoi historike kete arritje, duke marre parasysh konfliktin e pak viteve me pare. Vendimi, qe u mor nga Komisioni Europian te hënën dhe qe u formalizua sot, vjen si shpërblim per hapat e ndërmarrë nga Prishtina dhe Beogradi per normalizimin e marrëdhënieve.

Free Traffic Exchange