Hetimi pasuror ndaj Kelmend Balilit ka shtrirë efektin dhe tek dy kontratat që nipi i Balilit, Albini dhe e fejuara e këtij të fundit Xhesjana Ballaci, kanë lidhur me ministrinë e Bujqësisë për marrjen me qëra për 90 vjet të dy sipërfaqeve tokësore në Piskovë të Përmetit dhe Delvinë.
Pak ditë më parë një grup hetimor pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda sekuestruan të gjithë dokumentacionin në ministrinë e Bujqësisë, së bashku me planvendosjen e pasurive tokësore të mara me qëra. Pritet që në dobi të këtij hetimi të pyetet djali i Bashkim Balilit, Albin Balili dhe e fejuara e këtij të fundit, Xhesjana Ballaçi.
Në dokumentacionin që ka sekuestruar prokuroria rezulton se në letra fituesit e kësaj toke bujqësore rezultojnë të jenë dy 22 vjeçarë të fejuar me njëri-tjetrin, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me bujqësinë apo me agro-kulturën. Se çfarë kriteresh kanë përdorur këta të rinj që janë kualifikuar si fitues të sipërfaqes së tokës shtetërore, kjo mbetet për tu parë gjatë hetimit në vijim të nisur tashmë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila paralelisht po heton vllezërit Balili për pasurinë.