Ora News - Prifti bekon presidentin Meta në ditën e Ujit të Bekuar

2018-05-10 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremonitë fetare me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar në Korçë nga ku përcolli edhe urimin për besimtarët ortodoksë në këtë ditë të shënuar të kalendarit fetar.

Kreu i shtetit mori bekimin e Mitropolitit të Korçës Johan Pelushi në Katedraljen Ringjallja e Krishtit dhe një ikonë të Shën Ilirit, shenjt me origjinë ilire i besimtarëve ortodokse.

Presidenti përcolli urime për besimtarët, ndërsa Mitropoliti i Korces e falenderoi edhe një herë për për dhënien e shtetesise shqiptare të Anastas Janullatos.

Bashkë me kreun e shtetit në mitropolinë e Korçës ishte edhe Kryegjyshi botëror të Bektashinjve, Edmond Brahimaj.

Meta: Vit sa më të mbarë për gjithë korçarët dhe shqiptarët.

Kremtimi i ditës së Ujit të Bekuar mblodhi qindra vizitorë në Berat.

Ceremonitë kulmuan me hedhjen e kryqit në Lumin Osum nga ku e nxorri Xhoxhi Naço.

Në Vlorë e Durrës, ceremonitë fetare u mbajtën buze porteve, ndërsa për të kapur kryqin e bekuar u hodhën pak të rinj.

Në Fier ceremonia u mbajt në një prej shatërvanëve të qytetit, ku për trë katërtin vit, kryqin e nxorri 14 vjeçari Athanas Davidi

Mesha dhe ceremoni të ngjashme u mbajtën në të gjithë vendin.

Dita e ujit të bekur simbolizon shfaqjen e trinisë së shenjte në momentin e pagëzimit të Jezi Krishtit nga Gjon Pagëzori, në ujerat e lumit Jordan.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/prifti-bekon-presidentin-meta-ne-diten-e-ujit-te-bekuar