Report TV - Ambasadori Italian Alberto Cutillo takon Kryeprokuroren Arta Marku

2018-05-10 0

Dosja ?Habilaj? dhe shumë dosje të tjera të bandave kriminale të trafikut të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë kanë çuar paraditen e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutillo.

Ky i fundit ka zhvilluar një takim të shkurtër rreth 30 minuta me Kryeprokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, të cilës i ka shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen totale për goditjen e grupeve kriminale, që veprojnë në vend, por edhe më gjerë.
Report Tv mësoi se përveç dosjes së bujshme ?Habilaj?, ku nga Prokuroria shqiptare akuzohet edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kryediplomati italian diskutoi me kryeprokuroren Marku edhe për shumë dosje të tjera të përbashkëta mes shtetit italian dhe shqiptar, që përfshijnë grupet e trafikut të marijuanës dhe kokainës mes dy vendeve.