http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koreja e Jugut është e gatshme të ulet në bisedime të nivelit të lartë me Korenë e Veriut për të diskutuar mbi pjesëmarrjen e vendit komunist në Lojërat Olimpike Dimërore që zhvillohen muajin e ardhshëm. Reagimi i Seulit, vjen pas deklaratës së fundvitit të liderit komunist Kim Jong-Un, i cili u shpreh se të dyja palët duhet të takohen menjëherë për të diskutuar mbi mundësitë e marrjes pjesë në evenimentin sporti.
?Lojërat Dimërore që mbahen në Korenë e Jugut do të jenë rast i mirë për vendin dhe ne sinqerisht mendojmë se lojërat do të jenë sukses?, u shpreh Kim Jong Un. Ai shtoi gjithashtu se 2018-ta është një vit I rëndësishëm për të dy Koretë, pasi Veriu feston 70-vjetorin e themelimit, ndërsa fqinji jugor mirëpret Lojërat Olimpike dimërore, gjë e cila duhet të shërbejë njëherësh si pikënisje për uljen e tensioneve në Gadishull.?
Presidenti i Koresë së Jugut u shpreh se kërkesa e Phenianit është një shans për të përmirësuar marrëdhënien e tensionuar mes palëve.
Seuli propozoi zhvillimin e bisedimeve mes dy delegacioneve në zonën e çmilitarizuar.
Ky do të jetë takimi i parë i të dy palëve në më shumë se dy vjet, por mendohet se përveç pjesëmarrjes së Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike, në axhendën e diskutimit do të jetë edhe përmirësimin e raporteve mes dy Koreve.