Report TV - Skenarët e PD për fillimin e 2017, nga protesta e madhe te ajo maratonë

2018-05-10 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka intensifikuar lëvizjet, takimet dhe konsultat në funksion të organizimit të protestave në janar, kundër zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku si dhe me qëllim rrëzimin e qeverisë ?Rama 2?.

Kauza e aksionit të ri politik të opozitës do të amplifikohet edhe me çështjet e drogës, të lidhjeve të krimit me segmente të politikës, me koncesionet si dhe me problemet ekonomike. Pas takimit me krerët e fronit opozitar, me deputetët demokratë dhe krerët e degëve, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, mësohet se ka zhvilluar dje një takim edhe me kryetarët e djathtë të bashkive.

Në të njëjtën kohë, Basha po zhvillon konsulta edhe me deputetë të caktuar dhe anëtarë të forumeve të larta të partisë. Shqiptarja.com ka mësuar se takimet janë fokusuar në katër pika: Mobilizimin e sa më shumë njerëzve përtej bllokut të mbështetësve të PD, skenarët e protestës, raportet me parlamentin ku përfshihet edhe dilema për djegien e mandateve si dhe raportet me LSI.