Ora News - Gjosha: Qeveria nuk u konsultua për votën në OKB, keqpërdori BE

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar sot në lidhje me votën kundër të Shqipërisë ndaj SHBA për rezolutën e Jeruzalemit. Në një dalje për mediat, nga selia e LSI, Gjosha tha se kjo votë ishte vendim i qeverisë dhe jo i shqiptarëve. Gjosha deklaroi se vota nuk është konsultuar as në Kuvend dhe as me Presidentin.

Gjosha: Ishtë në mënyrë demostrative një votë kundër aleatit të Shqipërisë dhe shqiptarëve një votë kundër SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë votuar kundër SHBA, është vetëm qeveria që mbart sot këtë votë të rëndë mbi supe dhe këtu është ndarë njëherë e përgjithmonë qëndrimi qytetar me qeverinë. Vota e qeverisë kundër SHBA ka shënuar edhe një votë kundër Kosovës. Në një vendim kaq të rëndësishëm nuk ka pasur konsultim as në Kuven dhe as me Presidentin. Kjo votë duhet të ishte unifikuar dhe të përfaqësonte popullin shqiptar.

Sqarimin që bëri ministira për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gjosha e quajti të nxituar.

Gjosha: Mbrëmë vetëm pak minuta pas votimit, MPEJ ka nxituar të spjegojë votën kundër SHBA. I them sot kryeministrit dhe ministrit të jashtëm se pasi keni vënë shqiptarët në një pozivion të vështirë dhe fakt të kryer cdo justifikim tjetër është i pavlerë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjosha-qeveria-nuk-u-konsultua-voten-ne-okb