Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, 15 kushtet" />


Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, 15 kushtet"/>

Gjosha për 15 kushtet: Nëse qeveria nuk i merr seriozisht rrezikojmë "Po-në" e negociatave

2020-06-19 1

#tvora #rtvoranews



Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, 15 kushtet e BE për hapjen e negociatave kanë qenë të ditura, por problemi është se atio kanë qenë të ndara në dy faza dhe jo në bllok.

E ftuar në Ora News, Gjosha thotë se propaganda dhe retorika e kryeministrit Rama detyroi që të 15 kushtet ti bëjë bashkë, duke kërkuar plotësimin e tyre para konferencës së parë ndërqeveritare.

Gjosha: Është e pritshme jo vetëm 15 kushtet por fatkeqësisht nëse do të vazhdojmë kështu do të kemi shtim të tyre, apo një lloj ndalese. Sa herë bëjmë hapa pas mos të harrojmë se jemi në një mënyrë të re të monitorimit dhe të vlerësimit. BE ka të gjithë mundësinë jo vetëm për të ndaluar procesin e zgjerimit por edhe për ty kthyer pas dhe kjo është fatkeqësi për vendin. Këto janë kushte që duhen marrë seriozisht. Kanë qenë dy kushte deri në konferencën e parë që kanë pasur të bëjnë e reformën zgjedhore dhe Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Fatkeqësisht situata ku ndodhet vendi sot, propaganda e madhe e qeverisë që ka shkuar përtej asaj çfarë mendohet, këmbëngulja e kryeministrit që nuk kemi 15 kushte e ka detyruar Parlamentin Europian që të shtojë për konferencën e parë të 15 kushtet që në fakt kanë qenë të ndara në dy, dy të parat në konferencën e parë dhe 13 të tjerat kanë qenë deri në marrjen e datës për çeljen e kapitullit të parë për negociatat.

Gjosha pranon se ky ndryshim strategjie i ka shtuar një barrë të madhe Shqipërisë.

Gjosha: Shqipëria ka një barrë të jashtëzakonshme për çeljen e negociatave, ne vërtetë kemi një po në parim por kjo është vetëm sa për të thënë që BE është pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Ballkanit Perëndimor. Por teknikisht Shqipëria ende nuk ka çelur negociatat dhe rruga duket shumë herë më e gjatë nga sa do të duhej të ishte.

Ish-ministrja e LSI kujton se Shqipëria u bë precedent që BE të rishikojë strategjinë e zgjerimit. Ndaj sipas saj, nëse qeveria nuk merr seriozisht këtë proces rrezikojmë të bëjmë hapa pas.

Gjosha: Shqipëria fatkeqësisht ka penalizuar vetëveten duken i dhënë mundësi Unionit dhe BE të rishikojë procesin e zgjerimit. Shqipëria u bë precedent për të ndryshuar metodologjinë, jemi bllokues të vetes sonë. Kemi detyruar vendet anëtare të ndryshojnë mënyrën si do të vazhdojnë me procesin e zgjerimit, nëse ne mashtrojmë ata kanë të drejtë jo vetëm të na pezullojnë por edhe të na kthejnë pas. Nuk bëhet fjalë vetëm për çelje kapitujsh por për statusin e vendit kandidat, liberalizimin e vizave. Nëse kthehemi pas kthehemi te mbyllja e vendit.15 kushtet do të duhen plotësuar në të kundërt BE në takimin e radhës ka të drejtë ta penalizojë Shqipërinë shumë më rëndë, jo vetëm duke shtuar kushtet por atë po në parim për çeljen e negociatave mund ta marrë mbrapsht.

E ndërsa pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, pjesë e kushteve, Gjosha thotë se të gjitha janë të lidhura me njëra-tjetrën, duke shtuar se asgjë nuk e ka penguar drejtësinë të hetojë dhe dënojë krimin zgjedhor.

G...