http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vijojnë reshjet e dëborës në Korçë. Fshatrat turistikë Voskopojë e Dardhë janë zbardhur, ndërsa nuk raportohen problem ne qarkullimin e mjeteve. Borëpastruesja ka nisur që pasditen e së dielës punën dhe shpërndarjen e kripës në akset ku kalojnë turistet.
Edhe në veri të vendit kanë nisur reshjet e dëborës, madje me intensitet të lartë. Që në orët e para të mëngjesit, Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura. Në qytet trashësia e borës arin në disa centimetra.
Aksi Kukës ? Tunel i Kalimashit në rrugën e Kombit, në orët e para të mëngjesit pati probleme pas nisjes së reshjeve. Gjashtë borëpastruese nisën menjëherë nga puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Aktualisht në rrugën e kombit qarkullimi është normal dhe bëhet pa zinxhir.
Reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe Peshkopinë e Bulqizën. Në qytet trashësia arrin deri në 10 cm, ndërsa në zona të thella si Lura dhe Kalaja e Dodës mbi 40 cm. Rrugët kombëtare janë të kalueshme, ndërsa aksi Peshkopi-Kukës dhe Peshkopi-Librazhd kalohen vetëm me zinxhirë.
Temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta e për pasojë reshjet e dëborës pritet të vazhdojnë. Deri më tani nuk është raportuar për probleme me energjinë elektrike apo furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa bashkitë janë në gatishmëri për situatën.