Gjelat e detit “bllokojne” rrugen Lezhe-Shkoder

2018-05-09 2

Gjelat e detit po popullojnë superstradën Lezhë-Shkodër. Festat e fund vitit për fermerët e Zadrimës në Lezhë janë ditët më të mira për të fituar. Bardh Jaku thotë se vetëm në këtë periudhë mund të shesë.

Familja Zefi në fshatin Mabë ka rreth 1500 krerë gjela deti. Gjon Zefi thotë se shpenzimet janë të mëdha pasi për t?i ushqyer përdor vetëm barë dhe misër. Por ai mendon se mund t?i shesë deri në fund të vitit pasi konsumatorët i kanë besuar.

Nuk mungojnë blerësit enkas për në Zadrimë. Pjetër Gjini është njeri prej tyre. Ai thotë se këtu blen lirë dhe cilësi, ndaj i fton të gjithë të konsumojnë nga gjeli i detit Zadrima.

Tentativat e disa kuzhinierëve për ta kthyer në traditë gatimin me mish gjeli deti ende janë të vakëta. Ata thonë se përdorimi i këtij mishi në sa më shumë pjata do të ishte në dobi jo thjesht të fermerëve, por të vetë restoranteve pasi do të kishin pjata të veçanta me një produkt autokton.

Drejtori i bujqësisë në Lezhë pranon që fermerët nuk mbështeten, sikurse sheh nevojën për të industrializuar këtë prodhim. Sot në Zadrimë prodhohen deri në 25 mijë krerë biba, rreth 6 herë më pak se para viteve ?90.

Tv Klan