Afrimi i festave të fundvitit sjell në vemendjen Gjelin e Detit, i cili është simboli i tryezës natën e ndërrimit të viteve. Zadrima e Lezhës njihet për mbarështimin e këtij shpendi dhe fermerët e kësaj zone kanë nisur përgatitjet për tregtimin e tij.
Ata thonë se rritja e këtij shpendi është më shumë kosto, ndërsa shtojnë se importi i shpendëve nga jashtë po e demton tregun vendas. Sipas fermereve të Zadrimes mishi i gjelit të detit nuk duhet të konsumohet vetem për për vitin e ri, por edhe në periudha të tjera të vitit.
Altin Prenga është një prej shefave të kuzhines, që gjelin e detit e ka bërë pjese të vazhdueshme të restorantit të tijë, ndaj kërkon që këtë shembull ta njekin dhe të tjere. Në Zadrime të Lezhës rriten më shumë se 20 mijë gjela detit në vit, duke bërë që shumë familje t'i sigurojnë jetesën me të ardhurat e shitjes së tyre. Por problem më i madh për ta është konkurrenca nga importi dhe stimulimi nga ana e shtetit.