Shpërthim në New York - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim i dyshuar si sulm terrorist raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Nju Jorkut, i cili është ndierë rreth orës 6:30 të mëngjesit të së hënës, në një stacion autobusash pranë terminalit ?Port Authority?, në Manhattan.
Nuk dihet ende origjina e shpërthimit ndërsa 2 persona janë plagosur. Policia ka ndaluar një person për ta marrë në pyetje, pasi ai mbante një pajisje me tela me vete.
Departamenti i zjarrfikësve dhe policisë së Nju Jorkut thanë se kanë lokalizuar një pajisje pranë një korridori pasagjerësh midis trenave A dhe 1.
?Port Authority?, është terminali më i madh i autobusëve në SHBA, duke shërbyer për më shumë se 65 milionë njerëz në vit.