https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Shpërthim në "KEK", tre viktima e 13 të plagosur - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje shperthim i fuqishem tronditi sot termocentralin e prodhimit te energjise elektrike, ne Obiliq te Kosovës, pak kilometra nga kryeqyteti Prishtinë. Mediat ne Kosove raportojne se te pakten tre persona kane humbur jeten prej shpërthimit, ndersa 13 te tjere jane plagosur lehte dhe po trajtohen ne qendren spitalore ne Prishtinë. Veç kesaj, ekziston rreziku edhe i nje shperthimi te dyte. Kjo ka bere, qe sipas mediave te Kosovës, autoritetet te evakuojnë banoret e zones. Edmond Nulleshi, drejtor i shërbimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës, tha se shpërthimi ka ndodhur në repartin e elektrolizës në termocentralin "Kosova A". Dyshohet se shkak eshte bere hidrogjeni gjate përzierjes me disa kimikate, të cilat bëjnë zbutjen e ujit. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërpreu fushaten elektorale per te shkuar ne vendngjarje. Në një prononcim për mediat, ai tha se rreziku ende nuk ka kaluar, por që nuk ka vend për panik. "Ka ndodhur një fatkeqësi, ka dëme materiale dhe të lënduar. Tani për tani nuk mund të jap informacione të tjera, vetëm mund të them se e gjitha ka ardhur nga shpërthimi i bombulave të hidrogjenit. Po mundohemi të shmangim pasojat, të shpëtojmë çdo jetë të punëtorit", ka deklaruar Thaçi.

Free Traffic Exchange