Ora News – Në Hoxharë të Fierit po ngordhin bagëtitë, banorët japin alarmin SOS

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pasi Ora News dha alarmin se banorëvë të Hoxharës në Fier po u ngrodh gjëja e gjallë nga mungesa e bazës ushqimore dhe medikamenteve, situata është përkeqësuar. Vetëm një fermer ka humbur 25 kokë dele në 24 orë, ndërsa thotë se i rrezikohet e gjithë kopeja prej 400 krerësh. Shpresa e vetme për ta është nisja e shpërndarjes së ndihmave të mbërritura nga Kosova.

Një ditë pasi Ora News solli thirrjen SOS të banorëve të Fierit për gjënë e gjallë që po u ngordh nga mungesa e ushqimit dhe medikamenteve, situata po përkeqësohet.

Vetëm Sefedin Gogaj, pronar i një tufe me 400 kokë dele, thotë se në 24 orët e fundit ka humbur 25 kokë bagëti

Gogaj: Ngordhja nga mbrëmë në darkë dhe deri sot janë 5 qengja të vegjël, plus ata që kam groposur. Kërkojmë strehim, kërkojmë çadra siç na kanë premtuar dhe nuk ka ardhur njeri.

Ai kërkon ndihmë të menjëhershme nga autoritetet e shtetit pasi rrezikon që në pak ditë të humbasë të gjithë kopene.

Gogaj: Nëse vazhdohet kështu për një javë këtu nuk ka asnjë qengj.

Me të njëjtin rrezik vijojnë të përballen edhe rreth 400 familjet e tjera të Hoxharës, të cilët vijojnë të denoncojnë mungesën e mbështetjes dhe ndihmës nga shteti.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ne-ferras-te-fierit-po-ngordhin-bagetite-banoret-japin-alarmin-sos