Rruga e spitalit që të "sëmur", banorët e Lezhës japin alarmin: Rrezikojmë epidemi

2015-08-22 2

Mungesa e investimëve prej 22 vitesh në lagjen e Spitalit në qytetin e Lezhës ka bërë që infrastruktura në këtë zone të rëndohet. Kanalet e ujrave të zeza janë të hapura dhe sa herë që bie shi ato vërshojnë nëpër rrugë duke u bërë një rrezik potencial për përhapjen e sëmundjeve infektive. Edhe pusetat janë pa kapakë pasi ato janë vjedhur për t'u shitur për skrap duke u bërë burim incidentesh për kalimtarët. Banorët japin alarmin pasi situata është tepër e rëndë. Ata kërkojnë menjëherë marrjen e masave nga ana e pushtetit vendorë, që ky problem të marrë zgjidhje.
Në vitin 2011 filluan punimet për rehabilitimin e infrastrukturës në këtë zonë, por aty u punua vetëm dy ditë dhe nuk u bë asnjë ndërhyrje tjetër. Tashmë që po bëhen gati 3 vjet nga inagurimi i fillimit të punimeve në rrugët e kesaj lagje nuk ka asnjë shenjë asfalti, pasi sipas bashkisë kredia që ishte planifikuar për të përfunduar këtë investim nuk u levrua.