“Ju flet Moska”: Formula mafioze e kompanive të sigurimeve - Ora News

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ju flet Moska? me Kastriot Myftarajn trajtoi sot temën e kompanive të sigurimeve. Myftaraj tha se ligji për sigurimet është bërë nga vetë kompanitë e sigurimeve.

Ai tha se ky ligj është një formulë mafioze e kompanive të sigurimeve.

Kastriot Myftaraj: Në këto ditë kur tema e ditës është përmbytja në vend teleshikuesit ndoshta presin të them dicka për këto ngjarje. Unë do të them dicka që lidhet edhe me përmbytjet, por në këndvështrim tjetër.

Në çdo vend normal kur ka përmbytje është një problem i zgjidhur me anë të sigurimeve, pra njerëzit janë të siguruar, shteti ka bërë ligje, mbikqyr kompanitë e sigurimeve që të bëjnë çdëmtimin e personave të dëmtuar.

Shteti përgjigjet vetëm për emergjiencat civile në pjesët e infrastrukturës, ajo është detyra e tij. Por në Shqipëri kemi probleme të cilat njerëzve nuk u shkon në mendje se janë problemet e tyre.

Sot dua tu tregoj njerëzve sesi dhe përse nuk jemi një vend normal në këtë drejtim.

Në këtë vend janë vjedhur aq shumë para nga politikanët, janë paratë tuaja, sa shqiptarët mund të ishin ishin në një nga vendet me sigurim me të lartë jete pasurie e të gjitha llojeve të sigurisë në në Europë.

Por jemi nga vendet me sigurim më të ulët dhe në katastrofa të tilla njerëzit i kthejnë sytë nga shteti, qielli kur shteti kishte detyrim të bënte ligje të mira për sigurimin dhe mos abuzonte.

Edhe ata shqiptarë që janë siguruar për të marrë atë që i takon ndeshen me një mafie të kompanive të sigurimeve që bën të gjitha mënyrat për të mos paguar atë që u takon qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-formula-mafioze-e-kompanive-te-sigurimeve

Free Traffic Exchange