Fondi BESA ishte edhe mbreëmjen e sot" />
Fondi BESA ishte edhe mbreëmjen e sot"/>

Ora News - "Ju flet Moska": Drejtori i fondit BESA blen vendimet gjyqësore

2018-05-10 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fondi BESA ishte edhe mbreëmjen e sotme në fokus të emisonit "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj.

Ky i fundit, paralajmërimit të drejtorit të fondit BESA, Bajram Muçaj, se do të përballen në gjyq iu përgjigj me dy fjalë: Fondi Mustafa.

Myftaraj ndërkohë akuzoi Muçaj për blerje të vendimeve gjyqësore, lidhur me një padi të ngritur nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave në 2008.

Lidhur me kërkesën e tij në BSH për tu kthyer në Bankë, Myftaraj i bëri thirrje Guvernatorit dhe Këshillit Mbikqyrës të BSH të jenë të kujdesshëm.

Kastriot Myftaraj. Bankieri më i madh informal në Shqipëri, Bajram Muça, oligarku i vetëkrijuar me paratë e ndihmave të huaja dhe peshkaqeni i kredive nëse përdor një shprehje amerikane na kërcënon me gjyq. Është mësuar ky ti fitojë gjyqet me mënyrat e tij kështu. Kam dhe një vendim gjyqësor sot të këtij zotërisë, të Gjykatës së Lartë. Tre vendime, se ka kaluar në të tre shkallët, do të merrem me këtë vendim. Ka lobim të mirë ky në gjykatat e Shqipërisë. Do ti flas me kodin sorosian Bajram Muçës dhe ti hapë veshët mirë, Fonadacioni Mustafa.Nuk e kam fjalën për Xhevdet Mustafën. Do të plasë një top i madh në fekale sa Mali i Dajtit që do mbulojë Fondacionin Soros, Besa dhe ca Ambasada që janë rrotull tyre për turpin e tyre, me dokumenta të plota, dosje me fjongo të bukur që do ti shkojë SPAK-ut. Ti thonë dhe Soros atje nq Amerikë se cili është Fondi Mustafa se deri tani e dinë si Fondacioni Soros dhe çfarë u ka ndodhur deri tani tu duket si kartolinë.

Bajram Muça pasi ka ndërruar 4-5 herë emrin e fondacionit, logon, duke e bërë OJF, institucion bankar, jo bankar, financiar, pasi ka funksionuar 23 vjet si bankë informale, duke ndërruar shumë emra dhe tituj por duke mbetur vetë drejtues.Ky zotëri i bën kërkesë BSH për tu kthyer në bankë. Deri tani ky ka funksionuar me para që vinë si ndihma të huaja për Shqipërinë dhe ky i ka dhënë kredi me % të larta se ka grabitur njerëzit. Tani nuk dihet si do jetë kjo bankë private apo publike, ky e ka kthyer në Sha. Fondacionin. Funksionon me rregullat e shoqërive tregtare. Të ketë kujdes Guvernatori i Bankës Gent Sejko, Këshilli Mbikqyrës i Bankës ku është dhe Arben Malaj që ka qenë Ministër i Financave në kohën e veprimtarisë së Bajramit se pastaj do të fillojnë të thonë njerëzit e ka marrë kestin e parë atëherë Beni dhe po merr kestin e dytë tani në bankë. Besoj do të jetë më i vëmendshëm këtë rradhë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-drejtori-i-fondit-besa-blen-vendimet-gjyqesore