Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një efektiv i policisë së komisariatit nr. 1 në Tiranë është qëlluar me armë zjarri duke mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:35 pranë zonës së ish-parkut të autobusëve në Tiranë. Mësohet se i plagosuri është Ermal Bregu 33 vjeç, efektivi i komisariatit nr 1 në Tiranë. Bregu është qëlluar pranë banesës së tij dhe sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me dy persona të tjerë.
Policia sqaron se "ngjarja ka ndodhur kur efektivi ishte jashtë orarit të shërbimit dhe ka debatuar me dy banore të lagjes, dhe pas konfliktit njëri prej tyre ka qëlluar me armë"
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa oficeri i plagosur është dërguar në spital dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit.
Burime nga spitali thanë për Ora News se bazuar në kontrollin e parë oficeri është jashtë rrezikut.
Grupi i hetimit i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e plagosjes, ndërsa policia tha se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e efektivit.
Në pyetje janë marrë disa dëshmitarë, ndërsa po kqyren edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth zonës ku ndodhi ngjarja.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve, të cilët mësohen se janë identifikuar.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/tirane-te-shtena-me-arme-prane-ish-parkut-te-atuobuseve