Report TV - 105-vjetori i Pavarësisë, fetime në të gjitha qytetet e vendit

2018-05-09 1

Në 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë festimet janë shtrirë në të gjitha qytetet e vendit. Edhe Lezha ka përkujtuar 105-vjetorin. Aktivitet në nderim të kësaj ditë të rëndësishme, nisen me ngritjen e flamurit dhe vendosjen e kurorave me lule pranë obeliskut të Besëlidhjes, ndërsa të pranishëm ishin autoritet lokale, deputet si dhe dhjetëra qytetarë.
?Sot është një festë Kombëtare, dhe i ftoj të gjithë shqiptarët që të kenë qetësi, maturi, drejtësi në drejtimin e Shqipërisë. Një thirrje e veçantë për politikanët. Të sensibilizohen nga kjo dit ë madhe dhe të bëjnë më shumë për këtë komb të mrekullueshëm që meriton më shumë nga ç?ka deri tani?, tha Fran Frrokaj Kryetar i Bashkise Lezhe.

?Më lejoni ti uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar festën e Pavarsisë!?

Në Elbasan festimet ka nisur në qendrën e qytetit ku në nderë të festës së pavarësisë u ngritjes së Flamurit tek shtatorja e Aqif Pashës. Edhe në Elbasan politikanët përcollën mesazhet e tyre të urimit.

Sot miq me të vërtetë është një feste e kombëtare, do ti ftoj të gjithë shqiptarët që të kenë qetësi, maturi, drejtësi, zemërgjerësi në drejtimin e Shqipërisë. Një thirrje të veçantë për të gjithë politikanët kudo që ndodhen të sensibilizohen nga kjo ditë e madhe dhe të bëjnë më të mirët për këtë komb të mrekullueshëm, i cili meriton më shumë sesa ka deri tani.