Përmbyten rrugët e lagjes së komunitetit rom në Berat. Mungesë totale në infrastrukturës banorët shprehen se janë totalisht të lënë pas dore. Larg standarteve të hapësirave të gjelbra, pa rrugë, pa kanalizime të ujërave të zeza, pa ndriçim dhe me ndotje tepër të lartë.
Është kjo panorama e lagjes periferike ?30 Vjetori? në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, populluar më së shumti nga banorë të komunitetit rom. Rikthimi i reshjeve të shiut në këtë prag dimri ka përmbytur krejtësisht rrugët në këtë zonë, ku është gati e pamundur të kalosh në anën tjetër të rrugës.
?Po bëjmë tetë apo nëntë vite në këtë situatë. Mbushen gropat me ujëra të zeza, nuk kalohet. Vijnë njerëz këtu na gënjejnë, marrin votat edhe ikin. Na thanë për kanalizimet por nuk kanë bërë asgjë?, shprehen banorët
Të gjitha rrugët brenda lagjes vetëm një kilometër larg qendrës së qytetit muze janë të tejmbushura me ujë dhe baltë, ndërkohë që kanali i ujrëave të zeza është i hapur në krah të rrugës. Mungesa totale e koshave për mbetjet bën që plehrat të jenë prezente kudo dhe në rrezik për përhapjen epidemive.