A1 Report - Lagjja "Gurra" e braktisur totalisht, mbetje, ujera te zeza e rruge me gropa

2015-08-22 7

LEZHE - Është pjesë e qytetit të Lezhës, por duket sikur nuk i përket atij. Pamja e saj e largët është mbreslënëse, por ndryshe është brendësia e lagjes Gurra. Asnjë vëmendje nuk i kushtohet kësaj lagjeje të vjetër e që ka ruajtur thuajse të plotë strukturën e saj. Infrastruktura rrugore, ujërat e zeza, mbetjet dhe mungesa e hapësirave të gjelbërta janë element që i mungojnë kësaj lagjeje. Banorët e lagjes Gurra shprehin keqardhjen e tyre për shkak se nuk e meritojnë këtë gjendje në të cilën janë lënë, duke kërkuar që bashkia të jetë e pranishme me investimet e saj.
Nuk kanë mjaftuar deklarimet dhe propaganda për miliona euro investime në Lezhë, por lagjia Gurra është përjashtimi i të gjithë këtyre pretendimeve. Të hershme apo të vona, këtu premtimet kanë qenë të vazhdueshme, por po kaq e vazhdueshme ka qenë edhe harresa ndaj këtyre banorëve qe vetëm emrin kanë qytetar të Lezhës.