Ora News- Presidenti i Dhomës Serbe të Tregtisë: Tregu i njësuar, e ardhmja e Ballkanit

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një intervistë për Ora News, Presidenti i Dhomës së Tregtisë në Serbi, Marko Cadez u shpreh se ekonomia e Ballkanit do të zhvilllohet vetëm nëse tregu i të gjitha vendeve njësohet. Cadez tha se vendet janë zhvilluar shumë por problem mbetet kapaciteti i administratës shtetërore dhe shpenzimi i teprt për logjistikë. Nëse duam të mbijetojmë në tregun europian, sipas Cadez, duhet të bashkohemi në një treg të vetëm i gjithë si rajon

Marko Cadez mirëseerdhët dhe si ju duket Shqipëria?


Cadez: Më pëlqen shumë Shqipëria. Vij këtu të paktë një herë në muaj duke punuar mbi marrëdhëniet tona ekonomike. Mendoj se numrat janë prova më e mirë. Kur filluam të fokusoheshim në marrëdhëniet tona ekonomike, përpara 1 viti, në forumin e biznesit në Nish, kur kryeministrat e kohës, Rama dhe Vuçiç, hapën forumin, merrnin pjesë rreth 200 biznesmenë nga Serbia dhe Shqipëria. Ne filluam një proces të gjatë dhe pas një viti, mund të themi që shifrat janë prova më e mirë e bashkëpunimit tonë. Nëse sheh shifrat e tregtisë sonë të përgjithshme, janë rritur më shumë se 40%. Eksporti mes nesh, pra eksporti nga Serbia në Shqipëri dhe anasjelltas, është rritur më shumë se 35%. Pra nëse fokusohesh tek diçka dhe punon cdo ditë më shumë për të lidhur njerëzit, për të ndërtuar mjedisin e përshtatshëm, bizneset mund të punojnë bashkë dhe 2 tregjet tona janë shumë afër dhe ka një potencial të madh për të shkuar më tej dhe për të bërë më shumë

Pra ju thoni që ka patur një përmirësim por në situatën aktuale, mendoni se Shqipëria është një vend tërheqës për investitorët e mëdhenj? Apo edhe Ballkani?


Cadez: Së pari dua të them se Shqipëria është shumë tërheqëse edhe për biznesmenët serbë por jo vetëm për ta por edhe për investitorët e huaj tanimë. Shumë gjëra janë bërë në të shkuarën, stabiliteti makroekonomik, reforma, ka të dhëna që tregojnë se ekonomia shqiptare po shkon më mirë, me rritjen më të madhe në rajon, ka stabilitet, çështja e borxhit publiknë raport me GDP është shumë e mirë. Pra nevojat që ju duhen për të vendosur një bashkëpunim të mirë janë kryer. Ajo që dua tje them është nuk ka muaj që mos të kemi një grup biznesmenësh nga Serbia që vizitojnë Shqipërinë për të folur dhe për të firmosur kontrata të reja. Pra ka interes. Nuk është vetëm tregti. Kjo është e rëndësishme për t'u thënë. Nuk është vetëm shkëmbim mallrash, por gjithashtu bëhet fjalë për gjetjen e partnerëve, kriimi i projekteve të përbashkëta për kompani të reja.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/presidenti-i-dhomes-serbe-te-tregtise-shqiperia-eshte-zhvilluar-shume-ka-klime-te-mire-biznesi