http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anija ?Oriku? e cila ka shpëtuar më shumë se një mijë jetë njerëzish ka hedhur spirancën ne kaladën numër katër në portin e Durrësit.
Ajo ka shërbyer rreth 1 vit në detin Egje, duke nxjerre nga uji burra, gra e fëmije nga lindja, që largoheshin nga vendet e tyre në konflikt.
Mbërritja e saj në Durrës u shoqërua me një ceremoni te posaçme nga Ministria e Mbrojtjes.
Një shpëtimtare të madhe jetësh, e cilësoi Xhaçka misionin e kryer nga kontingjenti i 6-të, pjesë e misionit në detin Egje.
Ushtarakët tanë janë shembull me i mire profesional tha Xhaçka, duke i kërkuar komandantëve të vënë në dijeni ministrinë për të gjithë nevojat që ata kanë.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe Komandanti i Forcës Detare Gjeneral major Ylber Dogjani. Ai tha se kontingjenti i 6-të i ka realizuar të gjitha detyrat me sukses, duke treguar që janë të denjë të zhvillojnë operacione krahas aleatëve të NATO-s.
Trupa shqiptare do të jetë sërish pjesë e një misioni në bashkëpunim me forcat e aleancës në vitin 2018. Ai i është besuar kontingjentit të anijes Butrinti, e cila është e pajisur edhe me një armatim të veçantë.