Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Anija "Oriku", pjesë e Flotës Detare shqiptare është kthyer në atdhe pas një viti qëndrimi në detin Egje, ku kontribuoi në operacionin e NATO-s "AEGEAN SEA".
Nga 21 nëntori i vitit të kaluar e deri tani, gjashtë ekuipazhet e të anijes "Oriku", P-132, kanë marrë pjesë në dhjetra operacione në detin Egje në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndaluar trafikimin ilegal dhe migrimin në këtë rajon të trazuar. Rezultat i këtyre operacioneve është dhënia e ndihmës dhe shpëtimi i rreth 1 mijë personave të moshave, gjinive e shtetësive të ndryshme, siriane, nigeriane, irakiane, somaleze, jemenase, kongoleze, etj të cilat nga brigjet e Turqisë do kalonin për në brigjet greke apo vende të tjera të BE.
Në ceremoninë e organizuar në Portin e Durrësit, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se, prania e anijes "Oriku" në detin Egje është shembulli më i mirë i lënies pas të çdo retorike, kur vjen fjala për të shërbyer në një mision NATO.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/kthehet-anija-nga-deti-egje-xhacka-s-ka-me-bukur-kur-dora-e-shpetimit-eshte-dora-e-shqiptarit