Ora News – “Ju flet Moska”: Mafia institucionale e lojrave të fatit

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lojrat e fatit dhe agjencia për mbikqyrjen e tyre ishte në qendër të emisionit ?Ju flet Moska? të Kastriot Myftaraj. Ai thotë se ky institucion u krijua në kohën kur edhe kanabizimi i vendit arriti kulmin.

Myftarja thotë se ligji për lojrat e fatit i kërkuar me aq bujë nga kryeministri Rama pasi u miratua në 2016 u pezullua për dy vjet.

?Ironia është se një nga 6 deputetët që kërkoi pezullimin e ligjit atëhere deputeti i PS atëhere ishte zoti Ervin Koçi, i cili tani është emëruar drejtori i Autoriteti i të Mbikqyrjes Financiare? shprehet Myftarja.

Myftaraj: Në Shqipëri flitet shumë për skandale nga më të ndryshme, por ajo që na mungon ne ende është analiza që shikon të gjitha këto si një sistem, pra si pjesë të një sistemi. Kur them sistem kam parasysh atë që në vende si Shqipëria dhe nëse doni të kuptoni çfarë ndodh në Shqipëri, shikoni çfarë ka ndodhur në vendet si Kolumbia, si Panamaja 20-30 vjet më parë.

Në Shqipëri ndodh ajo që mafia prodhohet nga shteti. Në gjithë botën mafia krijohet, lind nga krimi i organizuar dhe përpiqet të kapë shteti. Kolumbia apo Panamaja e dekadave më parë është shteti ai që prodhon mafien si sistem.

Në Shqipëri vihet re një femomen që nuk do ti habiste farë kolumbianët apo panamezët e viteve 70-80. Në kohën e bumit, të shpërthimit të kanabisit në Shqipëri ashtu si të kokainës dikur në Kolumbi e Panama ndodhën edhe disa ndryshime të çuditshme të lojërave të fatit në këto vende.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-mafia-institucionale-e-lojrave-te-fatit