Ora News- Xheko Imperial feston 25 vjetorin me imazh dhe investime të reja

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Xheko Imperial Butik Hotel festoi 25 vjetorin e themelimit. Themeluar në vitin 1992, modestisht si një restorant i vogël në kohën kur Shqipëria po kalonte ditë të vështira të tranzicionit, dy vëllezërit Agron e Albert Xheko ia dolën të shënonin historinë në fushën e biznesit, restoranteve dhe hoteleve.

Menaxherja e përgjithshme Eni Xheko thotë se investimi dhe jetëgjatësia janë tregues frymëzimi për të gjithë.

Eni Xheko: ?Xheko Imperial Hotel më shumë se sa një biznes është një investim për shoqërinë ku ofron një mjedis komod, familjar, cilësor dhe me standarte të larta. Prandaj, pavarësisht ndryshimeve që ka pësuar në këto 2 dekada e gjysmë, një gjë ka mbetur e njëjtë, fjala: Mirëseerdhët në shtëpinë tuaj.?

Xheko Imperial në këtë ditëlindje vjen me një imazhi të ri, investime të rëndësishme në 70 dhomat e hotelerisë dhe përsosjen e guzhinës. Gjithashtu janë shtuar ambientet pritëse dhe sallat e konferencës. Në pritjen e organizuar morën pjesë autoritet më të larta të vendit, diplomatë, përfaqësues të biznesit dhe medias.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/xheko-imperial-feston-25-vjetorin-me-imazh-dhe-investime-te-reja