Ora News – “Ju flet Moska”: Oligarku që ka vjedhur markën e naftës

2018-05-09 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj: Sot do tu flas për dy probleme që nuk duhet tu duken të mërzitshme për arsye se në këtë linjë kam folur edhe në emisionet e kaluara, sepse janë probleme që kanë rëndësi shumë të madhe për jetën e të gjithë ju, bashkë me timen. Mbetem tek karburantet. Në gjithë botën karburanti trajtohet si një gjë që ka rëndësi të madhe për shkak se jo thjesht është ajo që vë në lëvizje jetën moderne, teknologjinë e jetës moderne, por edhe sepse ka ndikime anësore në mjedis dhe shëndet, ka kosto të shumëllojshme.

Do flas për dy gjëra, e para markat e karburanteve. Sipas kodit penal shqiptar falsifikimi i markave përbën një vepër penale, përbën një krim të dënueshëm në kodin penal. Por çfarë ndodh në Shqipëri? Pikërisht një biznesmen që u bë edhe personazhi i shquar i një ËikiLeaks, një raporti të Ambasadës amerikane në 2008, ku shkoi në Ambasadën amerikane dhe tregoi abuzimet e qeverisë së kaluar para 2013, zotit Berisha. Zoti Frident Kuqi është ky biznesmen. Ky njeri ka falsifikuar markën e naftës të BE pa u prekur nga autoritetet shqiptare që kanë për detyrim të veprojnë.

?Elda? është një markë karburanti në Shqipëri, është marka e karburantit të kompanisë Europetrol Durrës që është në pronësi të zotit Frident Kuqi. Ky ka bashkëpunuar me një kompani të njohur në Greqi që ka këtë markë.Është krejt e ngjashme. Ky zotëria ka marrë komplet logon e një marke nafte në Greqi që dikur është shitur në Shqipëri dhe ka kopjuar të gjithën. Kur e kërcënoi ajo kompania me gjyq ky zotëria i shtoi një si gjuhë flake.Dikush e lexon Elda dhe dikush Eida.Ironikisht

edhe vetë Ambasada amerikane në raportin e saj kur ky shkoi të jepte disa mendime për tregun e naftës, e lexon Elda zoti zëvendës/ambasador dhe nuk ka faj.Diplomati amerikan ka rënë viktimë e një manipulimi. Po ta hedhin në gjyq, ky thotë kam një pikë aty. Por të gjithë e lexojnë Elda dhe qëllimi i këtij ky është. Është njësoj sikur dikush në Shqipëri të marrë një Coca Cola ta prodhojë me kanaçe apo shishe, ti vendosë një gjuhë njeriu aty dhe të thotë kjo është e ndryshme se ka këtë gjuhën. Ajo është gjuha që ky zotëria tallet me kompaninë, i nxjerr gjuhën kompanisë dhe ligjit, një kompanie të një vendi të BE.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-oligarku-qe-ka-vjedhur-marken-e-naftes