Report TV - Shkarkimi i Zgurit? Çupi: Mazhoranca shkel Kodin Zgjedhor

2018-05-09 0

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka folur në studion e Report Tv mbi aktualitetin politik në vend dhe zhvillimet më të fundit. Duke e nisur me buxhetin e vitit 2018, deputetja tha se ky buxhet është propagandë e qeverisë dhe varfëron qytetarët
?Kjo është propaganda e ditës se sotme. Nuk rrit ndihmën ekonomike, varfëron qytetarët. Nga 9 koncensione bëhen 12. Këto koncensione janë te parregullt. Gjithë buxheti vihet në dorë të konçensioneve në 12 klientët e qeverisë. Në masën më pak se 5 dollarë në ditë, kur shumë familje jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Të gjithë deputetët e PD sollën fakte të zbërthimit të buxhetit, që është totalisht varfërim i qytetarëve", tha ndër të tjera Çupi.

Më tej, Dhurata Çupi foli dhe për planin e fundit të mazhorancës për shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri, në seancën plenare të 30 nëntorit. Çupi deklaroi se kjo çështje do të jetë një pikë e fortë debati mes pozitës dhe opozitës, duke shtuar se mazhoranca po shkel Kushtetutën me rastin në fjalë.

Mund të ndodhë shkarkimi i Zgurit më 30 nëntor. A mund të jetë kjo pikë e fortë e debateve?
Patjetër. Mazhoranca është në përplasje të hapur me Kodin Zgjedhor, që votohet me shumicë të cilësuar. Kodi përcakton qartë kushtet kur shkarkohet kryetari i KQZ. Kur kryen detyrën e anëtarit njëkohësisht. Kur del në pension. Dhe më e rëndësishmja: Shkarkimi bëhet me vendim të KQZ. Këta duan ta shkarkojnë pa asnjë procedurë, në shkelje të hapur të Kushtetutës. PS konsideron skandal çdo tentativë të tyre për të shkarkuar drejtuesit e organeve të pavarura. Kujtojmë edhe shkarkimin e kryetarit të AMF, as një vit më parë, pa asnjë problematikë. Këta po uzurpojnë çdo organ të pavarur. Kryetari i KQZ është votuar me shumicë, dhe sot për arsyet e tyre po tentojnë të bëjnë zhurmë dhe të uzurpojnë këtë organ. Në fakt, skandal është skandali i kësaj mazhorance, që po iu dalin çdo ditë. Ka qenë vetë Biba që ka deklaruar se Kapllanaj nuk është në kushtet për t?i hequr mandatin.

Propozimi i Shehut për amnisti për qytetarët që mbjellin kanabis ...
Ishte një postim në rrjetet sociale të kolegut, Basha e deklaroi një mendim personal. Dhe unë kështu e gjykoj, është mendim personal. Unë i përkas idesë se çdo vepër penale duhet dënuar nga më i thjeshti te qeveritari. I përkas kategorisë së deputetëve që përveç mendimin personal, konfigurohem dhe me mendimin e grupit, por Shehu është më i vjetër.

Free Traffic Exchange