Hapet dosja e kënetës se Maliqit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte fillim nëntori i vitit 1946, kur inxhinierët më të mirë, Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri, Vasil Mano, bashkëshortja e tij Zyrika, Pandeli Zografi dhe Mario Guarnieri ndaluan së punuari për tharjen e kënetës së Maliqit.



Befas, ata u akuzuan se kishin bashkëpunuar me anëtarin e misionit amerikan, Harry Fultz.




Nuk kishte shumë prova, por ata pranuan thuajse gjithçka ne gjyq. Gjatë 10 ditëve u dëgjuan të akuzuarit, që nuk i shpëtuan pushkatimit.



Sot, 71 vite më vonë familjarët nuk dinë ende se ku u vranë ata dhe as se ku janë trupat. Megjithatë, nuk është asnjëherë vonë për të thënë disa të vërteta, e këto përmes dokumenteve, që publikohen për herë të parë nga Autoriteti mbi dokumentet e sigurimit.



Pak vite më vonë, Fatmir Gjata botoi librin ?Këneta? duke fshehur shumë të vërteta që sot zbulohen me hapjen e dosjes. Kjo histori grishi edhe kinostudion ?Shqipëria e re? që realizoi filmin ?Vitet e para?.



Pushkatimi i inxhiniereve, mes të cilëve edhe një grua shtatëzanë shfaqej si vepër patriotike e sistemit komunist për të mbrojtur Shqipërinë nga të huajt.



Dosja e bërë publike këtë të martë është vetëm fillimi i një hetimi për të zbuluar ku janë eshtrat e inxhinierëve, për të ngritur memorialin apo për të bashkëpunuar me Departamentin e Shtetit Amerikan nëse ka ndonjë dokument ku përmenden emrat e tyre.