https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Mimi Kodheli: Dosja "Imami", vetëm fillimi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë Ministria e Mbrojtjes drejtohet nga një zonjë, sektor ky që rëndom i besohet gjinisë tjetër. Në fakt edhe në tavolinën me 28 vende anëtare të NATO-s, Kodheli është një nga 4 zonjat Ministre e Mbrojtjes. Prej 16 shtatorit të vitit 2013 kur është ulur në karrigen e ministres, Mimi Kodhelit, i është dashur të ndërmarrë disa vendime të rëndësishme, dhe ai që u përfol më shumë në media ishte vendimi për të denoncuar aferat korruptive të pasardhësit të saj Arben Imamit. Sot ministrja Kodheli mbetet po aq e vendosur për të zbardhur çdo abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptare. Një nga arritjet me të cilat Shqipëria krenohet më shumë është anëtarësimi në NATO, por 4 vjet pas këtij moment Forcat tona të Armatosura ende janë larg standardeve të kërkuar nga Aleanca e Atlantikut të Veriut. Viti 2014 sapo ka nisur dhe Mimi Kodheli duhet të realizoje një sërë reformash e më së pari duhet të reformojë kuadrin ligjor të Forcave të Armatosura që ende funksionojnë me ligje të vitit 2002 apo 2004, por sfidat duket se i përshtaten ministres shqiptare të mbrojtjes.