A1 Report - Dosja "Imami", Ministrja Kodheli: Ka punë për sot dhe për nesër

2015-08-21 1

TIRANE- E ftuar në emisionin"5 Pyetje nga Babaramo" ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli deklaroi se dosja "Imami" ka punë dhe për sot dhe për nesër

Kodheli tregon shqetësimin që ka ngritur NATO sa i takon nivelit të korrupsionit në në FA, dhe nënvizon se do të bëhet transparencë për të gjitha fondet e investuara, në miliona euro të cilat nuk kanë shkuar aty ku duhet.

"Në të gjitha takimet ndërkombëtare që unë kam zhvilluar, kryefjala e takimit ishte korrupsioni që kishte përfshirë Forcat e Armatosura. Më thonin zonjë nuk mund të ndajmë informacion me ju, pasi këto janë institucione të korruptuara. Fondet e investuara, në miliona euro, para të taksapaguesve shqiptarë që kanë shkuar kudo, por nuk kanë shkuar aty ku duhet. duke i cilësuar si informacione të klasifikuara nuk janë raportuar askund. "- deklaroi Kodheli për gazetarin Ilir Babaramo e ftuar mbrëmë në studion e "A1 Report"

Kodheli u shpreh se "Shqipëria ka humbur një shans pas refuzimit të armëve kimike të Sirisë" dhe u ndal tek projekti i shpallur në Mjekës me ambasadorët për pastrimin e mbetjeve kimike që ndodhen në vendin tonë. Sipas Kodhelit, mbetjet e rrezikshme në Qafë Mollë duhen eliminuar jashtë vendit.

"SHBA ka ofruar 1.3 mln Euro për pastrimin e Shqipërisë nga hotspotet. Për hotspotet e rrezikshme na nevojiten 3 milion Euro", tha Ministrja Kodheli.

Ndërkaq, në vëmendje janë risjellë edhe çështjet e biseduara në Athinë nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli me autoritetet greke, duke përmendur edhe mbështetjen e ofruar nga vendi fqinj në kuadër të integrimit europian. Sipas ministres Kodheli çështja e parë, që pritet të marrë zgjidhje është ajo e toponimeve. Ndërsa theksoi se për zgjidhjen e çështjes detare do të veprohet sipas Konventave Ndërkombëtare. Kodheli u shpreh se "nuk do të ketë ndryshim të kufijve, por zgjidhje të çështjes në të mirë të qytetarëve".

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka denoncuar situatën në të cilën i ka gjendur Forcat e Armatosura në ditën kur ka marrë detyrën në këtë dikaster. Sipas Kodhelit, gatishmëria e Forcave të Armatosura ishte 0, pasi nuk kishte as furnizimet bazë me karburant të mjeteve".

Ministrja Kodheli i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes "nëse ka përgjuar realisht SHIKU opozitën e dikurshme", duke thënë se "po, e ka përgjuar" dhe se opozita e dikurshme, pra PS ka pasur të drejtë.

Në një vizitë që keni bërë në Uzinën e Mjekësit, keni deklaruar se jeni duke ndërmarrë një operacion si qeveri shqiptare për pastrimin e gjithë mbetjeve kimike në vendin tonë, gjithë 'hot-spotet'. Është thjesht vullnet i mirë apo ka plan për të pastruar gjithë mbetjet kimike në Shqipëri?
Në fakt janë më shumë se mbetje kimike. Hot-spotet janë materiale të dëmshme, jo vetëm kimike, që kanë të bëjnë me municionet. Janë 13 të një risku të konsiderueshëm, ka një zyrë që deri dje ishte me shpenzimet e UNDP, me ekspertë që kanë çertifikuar sa herë hot-spotet e pastruara nga Forcat e Shqipërisë. Që kjo zyrë të vazhdojë të ekzistojë të paktën dhe një vit duh...